Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 16:39
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë

Sot, në përvjetorin 28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë e dala nga lufta organizuan homazhe për të nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të afërt.

Me këtë rast, ata vendosën kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit, duke përkujtuar me respekt dhe krenari të rënët e kësaj dite: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Ngjarjet e 24 marsit 1998 mbeten të gdhendura thellë në kujtesën kolektive. Në atë ditë, Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë dhe bashkëfshatarët e tij, i bënë ballë me guxim një rrethimi të trefishtë nga qindra forca jugosllave. Qëndresa e tyre heroike konsiderohet si një nga dëshmitë më të fuqishme të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe mbrojtje të atdheut.

Po ashtu, kjo datë lidhet edhe me një moment kyç të historisë moderne të Kosovës. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës. Ky akt vazhdon të kujtohet me mirënjohje të thellë, si një hap vendimtar drejt lirisë dhe çlirimit të vendit.

Përmes këtyre aktiviteteve përkujtimore, u ritheksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 16:07​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje
  • 16:07Vdiq gjatë aksidentit në Komoran, babai i Rea Rakës përlot me fjalët: Gëzuar ditëlindjen në qiell
  • 16:06​Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
  • 16:05​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
  • 16:02BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik