Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK: Pafajësia e Haradinajt dëshmoi drejtësinë e luftës çlirimtare, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e tjerë

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 14:23
OVL-UÇK: Pafajësia e Haradinajt dëshmoi drejtësinë e luftës çlirimtare, drejtësia do të vijë edhe për ish-krerët e tjerë

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar përvjetorin e shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës, duke e cilësuar si një fitore historike për UÇK-në dhe drejtësinë e luftës çlirimtare.

Në një postim të bërë sot në Facebook, OVL e UÇK-së tha se 13 vjet më parë u vulos e vërteta që është ditur gjithmonë, se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër, raporton Klankosova.tv.

Sipas organizatës, vendimi për Haradinajn nuk përfaqësonte vetëm drejtësi për një komandant, por për gjithë luftën e UÇK-së.

“Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.

Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.

Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, shkroi Organizata e Veteranëve.

OVL e UÇK-së ka shprehur besim se pafajësia do të konfirmohet edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

“Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.

Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thuhet në reagim.

OVL-UÇKramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi