Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 17:41
OVL-UÇK prezanton Platformën e Veprimit pas aktgjykimit të shkallës së parë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka prezantuar “Platformën e Veprimit të OVL-UÇK-së pas përgjigjësimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara”.

Platforma është prezantuar nga Fatmir Sopi, i cili gjatë paraqitjes ka shpalosur qëllimet, ekipet, kërkesat dhe mjetet përmes të cilave OVL-UÇK synon të veprojë pas vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara.

Sopi ka thënë se qëllimi kryesor i platformës është që reagimi ndaj zhvillimeve në Hagë të shndërrohet në veprim të organizuar dhe të vazhdueshëm.

“Qëllimi i Platformës është që OVL-UÇK ta shndërrojë reagimin pas aktgjykimit në veprim të organizuar, profesional dhe të vazhdueshëm. Prioritetet janë: mbrojtje në Apel, monitorimi i të drejtave të të akuzuarve, ruajtja e debatit demokratik dhe shfuqizimi i Ligjit nr. 05/L-053, kërkimi i përgjegjësisë politike, pjesëmarrja qytetare paqësore, angazhimi ndërkombëtar dhe ruajtja e dokumentuar e historisë së UÇK-së”, tha ai.

Në platformë parashihet edhe një rivlerësim institucional i Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me procesin që çoi në krijimin e këtij mekanizmi.

“Rivlerësimi institucional i Dhomave duhet të analizojë raportin ndërmjet arsyeve që çuan në krijimin e mekanizmit, përfshirë pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës për trajtimin e gjerë të organeve, mandatit më të gjerë që iu dha më pas Dhomave, akuzave të ngritura dhe rezultateve konkrete të proceseve.”

Për zbatimin e platformës, OVL-UÇK parasheh krijimin e Këshillit Koordinues të Veprimit, nën përgjegjësinë e Kryesisë së organizatës.

“Për zbatimin e Platformës duhet të krijohet Këshilli Koordinues i Veprimit nën përgjegjësinë e Kryesisë së OVL-UÇK-së. Ai përcakton prioritetet, koordinon ekipet, miraton dokumentet strategjike dhe raporton për rezultatet.”

Në kuadër të platformës janë paraparë katër ekipe: Ekipi Juridik dhe për Mbrojtjen, Ekipi Institucional dhe për Veprim Qytetar, Ekipi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diasporë, si dhe Ekipi për Dokumentim, Histori dhe Komunikim.

Për ekipin juridik, Sopi ka paraqitur një varg detyrash që lidhen me analizimin e aktgjykimit dhe procesit të Apelit.

Ndërkaq, Ekipi Institucional dhe për Veprim Qytetar do të merret me adresimin e kërkesave tek institucionet e Kosovës dhe organizimin e veprimeve qytetare.

Platforma parasheh edhe një angazhim më të madh në planin ndërkombëtar dhe me diasporën. Një prej drejtimeve të platformës është edhe dokumentimi i historisë së UÇK-së.

Gjithashtu, në prej kërkesave kryesore të platformës është amendamentimi ose shfuqizimi i Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara. Platforma parasheh poashtu mbështetje të plotë juridike dhe financiare për proceset në Apel./EO

ovl-uçkshkallësparë

Të ngjashme

Me kërkesë të nënës - Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Me kërkesë të nënës - Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

22:39
Mbyllet pjesa e parë në “Anfield”, Arsenali po e mposht Liverpoolin

Mbyllet pjesa e parë në “Anfield”, Arsenali po e mposht Liverpoolin

18:32

Më shumë nga Lajme

  • 17:39Hasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të
  • 17:39Sërish protestë për Arlinda Zekajn
  • 17:25Tragjedia në Demiraj të Gjilanit – Varrosen 27 vjeçari dhe foshnja e tij tremuajshe
  • 17:23Mbi 4 miliardë euro në projektbuxhet: Kush merr sa?
  • 16:59AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik