Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

OVL-UÇK s'merr pjesë në marshin e 12 shtatorit: Nuk mund të shkojmë kur ftohet edhe Albin Kurti

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 14:21
OVL-UÇK s'merr pjesë në marshin e 12 shtatorit: Nuk mund të shkojmë kur ftohet edhe Albin Kurti

OVL-UÇK s'merr pjesë në marshin e 12 shtatorit: Nuk mund të shkojmë kur ftohet edhe Albin Kurti

Kryetari i OVL dhe UÇK-së, Hysni Gucati u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohet protestës për çlirimtarët e cila do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

“Është e thirru një protestë, nga Liria ka Emër më 12 shtator, ku ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës, duke u bazuar në rregulloren tonë, në statusin që kemi, unë u bëj ftesë të gjithë qytetarëve, që t’i bashkëngjiten protestës”, u shpreh Gucati gjatë një konference për media.

Megjithatë, ai tha se si organizatë nuk mund të jenë të pranishëm në këtë protestë, për faktin siç tha ai, që i është bërë ftesë Vetëvendosjes dhe liderit të saj të jenë pjesëmarrës në këtë marsh.

“Ne do ta mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje të dalin në protestë e të jetë një protestë madhështore nga qytetarët, nga veteranët, nga të gjitha strukturat, por ne nuk mund të jemi aty kur ata i bëjnë thirrje Vetëvendosjes, kur ne e dimë që lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, ku thotë se ‘Serbia ka bërë krime, por që konsumi’ thotë ai, ‘këta mbrapa meje janë kriminel’”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Gucati tha se OVL e UÇK-së do të jetë më shumë e fokusuar në arenën diplomatike ndërkombëtare, pasi siç u shpreh ai, ekziston mundësia që verdikti final për katërshen e UÇK-së të jetë, sipas tij, politik.

“Nuk mund të jem aty me deputetët e tij, ku më heqin nga paga minimale me Listën Sërpska, para tri viteve mos gabofsha, sepse unë kam qenë në burg në atë kohë, na heqin nga paga minimale veteranët e UÇK-së, të cilët sot janë në gjendje të mjerueshme, 67 me kancer. Ne sot, kemi marrë një vendim, ky vendim është marrë duke u bazuar në qëndrimin tonë, që nga themelimi i Gjykatës Speciale, pasi kemi qenë të bindur se ajo ka qenë politike dhe vazhdon të jetë e ndikuar politikisht, dhe duke pasur parasysh zhvillimet e fundit dhe mundësinë e një vendimi politik, ne do të fokusohemi në arenën ndërkombëtare diplomatike”, tha i pari i OVL-UÇK-së.

ovl-uçkmerrpjesë

Të ngjashme

Barça merr Livakoviqin, ndërron mendje për të ardhmen e tij

Barça merr Livakoviqin, ndërron mendje për të ardhmen e tij

15:57
E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt,  OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

18:44
”Një pjesë e imja ka vdek bashkë me ty..”, vëllai i policit që vdiq emocionon me fjalët

”Një pjesë e imja ka vdek bashkë me ty..”, vëllai i policit që vdiq emocionon me fjalët

19:23

Më shumë nga Lajme

  • 18:33Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka
  • 18:22“Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit.” – Zeka: Edhe lopa e din që Fatmiri ka punu në UDB
  • 18:22Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës, pas përfundimit pritet të flasë Ardian Gjini
  • 18:21KEK-u i kundërpërgjigjet Sindikatës: Pretendimet për mungesë të pajisjeve mbrojtëse janë të pavërteta
  • 17:56“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA