Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u prit të enjten në një takim nga Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar nga OVL UÇK thuhet se gjatë takimit, delegacioni shprehu shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale.
