Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë’, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë LS

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 20:24
‘Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë’, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë LS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë që po shihet si shqetësuese për komunitetin serb në Kosovë, pasi në fjalët e tij duket se nuk llogariten serbët që nuk e mbështesin politikisht Listën Serbe.

“Atë ditë që nuk do të jetë Lista Serbe, nuk do të ketë as serbë në Kosovë”, deklaroi Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kurshumli, duke e lidhur drejtpërdrejt praninë e serbëve në Kosovë me ekzistencën e subjektit politik që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Deklarata e presidentit serb ngre pikëpyetje dhe shqetësime, pasi krijon përshtypjen se serbët që nuk e mbështesin Listën Serbe nuk konsiderohen si pjesë e përfaqësimit politik të komunitetit serb në Kosovë.

Vuçiç tha se kur përmend “Listën Serbe”, nuk e ka fjalën vetëm për subjektin politik si të tillë, por për një forcë që, sipas tij, përfaqëson Beogradin, Serbinë dhe popullin serb në tërësi në Kosovë.

“Rashiqi dhe ndihmësit e tij do të mbeten. Kur them Lista Serbe, nuk kam parasysh Listën Serbe, por dikë që përfaqëson Beogradin dhe Serbinë, ndër të tjera, dhe popullin serb në tërësi në Kosovë”, u shpreh ai.

Kjo pjesë e deklaratës shihet si veçanërisht e rëndë për serbët që kanë zgjedhur të mos e mbështesin Listën Serbe apo që kanë qëndrime të ndryshme politike nga Beogradi.

Në vend të një mesazhi gjithëpërfshirës për komunitetin serb, deklarata e Vuçiqit mund të interpretohet si një përpjekje për ta lidhur identitetin dhe të ardhmen politike të serbëve në Kosovë me një subjekt të vetëm politik.

Në këtë kuptim, deklarata ngre shqetësimin se një pjesë e serbëve në Kosovë mund të mbeten të papërfaqësuar në diskursin politik të Beogradit, vetëm për shkak se nuk e mbështesin Listën Serbe.

Vuçiç foli edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore të Mitrovicës, duke bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me këtë çështje.

serbekosovëlistën

Të ngjashme

Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

13:53
I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas

I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas

09:52
Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e BE-së në Kosovë, diskutojnë për situatën e sigurisë

15:10

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi