Drejtor i Departamentit të rigjenerimit në Ibër Lepenc, Ernes Kerçeli po jep dëshmin e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë atje ku ka filluar seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2023, raporton GazetaDemos.
Kerçeli teksa foli për dëmin e jashtëzakonshëm, tregoi gjithashtu edhe për peripecit që kaluan për ta rikthyer gjendjen e mëparshme funksionale në këtë kanal. “Dëmi ka qenë jashtëzakonisht i madh, kemi punuar më shumë se një muaj për ta rikthyer siç ka qenë para sulmit. Një kodër e madhe është dashur të gërryhet dhe të betonohet sërish për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme”, tha ai.
