Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 89, Fetah Paçarizi, ka thënë se vizioni i partisë dhe i Bedri Hamzës ka gjetur përkrahje të fuqishme në fshatrat e Perdrinisë të Prizrenit, shkruan GazetaDemos.
Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, kandidatët për deputet nga kjo parti zhvilluan një sërë takimesh dhe aktivitetesh me qytetarët e komunës së Prizrenit.
Takimet u mbajtën në nëndegët e Perdrinisë dhe Arbana, ku kandidatët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër shqetësimet, kërkesat dhe pritjet e qytetarëve, si dhe të prezantojnë vizionin politik dhe programin e PDK-së për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit.
Me këtë rast, kandidati Fetah Paçarizi u shpreh se mbështetja e treguar nga qytetarët e Perdrinisë dhe Arbanës është një dëshmi e qartë e besimit ndaj vizionit të Kryeministrit Bedri Hamza dhe ndaj programit të PDK-së.
