Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 08:28
Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit

Ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka thënë zgjedhjet e reja janë një mundësi kushtetuese, por nuk do të garantonin zgjidhjen e krizës.

“Zgjedhjet e reja janë gjithmonë një mundësi kushtetuese, por ato duhet të jenë alternativa e fundit. Çfarë do të zgjidhnim nëse shkojmë përsëri në zgjedhje dhe pas tyre gjendemi para të njëjtave probleme? Kosovës i duhet marrëveshje, jo një fushatë tjetër”, u shpreh ai

Ai u bëri thirrje liderëve politikë të ulen në dialog pa kushte dhe pa ultimatume.

“Prandaj besoj se liderët duhet të ulen në tavolinë pa ultimatume dhe pa paragjykime. Ndonjëherë në politikë duhet të humbësh pak nga interesi partiak që shteti të fitojë shumë”, tha ai.

Sipas tij, kompromisi nuk duhet parë si dobësi.

“Kompromisi nuk është kapitullim. Kompromisi është pjekuri politike. Nëse mungon kjo pjekuri, atëherë zgjedhjet mund të bëhen të pashmangshme”, tha ai

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, vlerësoi se situata politike po ndikon drejtpërdrejt në besueshmërinë e Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Shumë. Kosova nuk mund t’u kërkojë vazhdimisht partnerëve ndërkombëtarë më shumë mbështetje, më shumë njohje dhe integrim më të shpejtë, ndërsa në të njëjtën kohë ne vetë nuk arrijmë t’i bëjmë funksionale institucionet tona“, tha ai për Front Online.

Ai tha se ndërtimi i kredibilitetit ndërkombëtar kërkon vite, ndërsa mund të dëmtohet shumë shpejt.

“Kam kaluar shumë vite duke punuar për njohjen dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe e di sa vështirë ndërtohet kredibiliteti i një shteti të ri. Reputacioni ndërkombëtar ndërtohet me vite, ndërsa mund të dëmtohet shumë shpejt”, u shpreh ai.

Sipas tij, partnerët strategjikë duhet ta shohin Kosovën si një shtet stabil.

“Partnerët tanë, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet të shohin tek Kosova një partner serioz, stabil dhe të parashikueshëm. Ne duhet të eksportojmë stabilitet, jo kriza politike”, deklaroi ai.

duhetkompromisizgjedhjet

Të ngjashme

Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem

Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem

19:55
Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

17:59
Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

16:17
Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Cakolli: Zgjedhjet e mundshme me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

16:07

Më shumë nga Lajme

  • 16:11Shefi i EULEX-it: Shërbimi Korrektues i Kosovës, lider jo vetëm në rajon, por edhe për shumë shtete të Evropës
  • 16:07BE-ja në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit
  • 16:06Parlamenti i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza
  • 16:05Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 16:03Si mund t`i ndihmojë shteti ish-krerët e UÇK-së në përballje me Apelin?