Pas shpalljes së aktgjykimit dënuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Derisa ekipet mbrojtjes po bëhen gati për sfidmin e këtij aktgjykimit, njohësit e rrethanave politike dhe juridike kanë bërë me dije se çfarë mund të bëjë shteti i Kosovë tani.
Ata kanë vlerësuar se në këtë fazë duhet të përfshihet fuqishëm shtetit me të gjitha instrumentet diplomatike dhe financiare.
Sipas tyre, në shkallën e dytë të shqyrtimit të procesit, shteti mund të përfshihet në disa mënyra.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka treguar mënyrat se si shteti mund të ndijojë në rrëzimin e aktgjykimit, i cila ish-krerët e UÇK-së i ka dënuar me 81 vite burgim.
Në një intervistë në TËVË1, Hasani ka treguar se fillimisht shteti i Kosovës duhet të kyçet në aspektin diplomatik për të kërkuar kufizimin e afatit kohor për këtë gjykatë.
“Strukturat shtetërore duhet të punojnë në disa drejtime. E para, është çështja e afatit, dhe ata sa të kanë buxhet nuk do të mërziten të merren me këtë çështje. Ketë çështje diplomatike-politike duhet ta adresojë Kosova ne emër të popullit të Kosovës me aleatët tanë në dy anët e Atlantikut, në veçanti me SHBA-të. Sepse kjo punë u bë për hatër të SHBA-së”, ka thënë Hasani.
Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka bërë fare pak gjatë shkalles së parë të aktgjykimit.
“E dyta, gjatë këtyre viteve të procesin Kosova nuk ka qenë në nivel të detyrës”, ka thënë ai.




