Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli pas vdekjes së punëtorit: Përgjegjësia bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 19:06
Pacolli pas vdekjes së punëtorit: Përgjegjësia bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas vdekjes së një të riu në një vendpunishte në Prishtinë. Nëpërmjet një postimi, ajo thotë se “përgjegjësia kryesore dhe e drejtpërdrejtë për lejimin, mbikëqyrjen e sigurisë dhe parandalimin e këtyre rasteve bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës”.

“Këto dështime të njëpasnjëshme të nivelit lokal kërkojnë llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme”, vijon Pacolli.

Reagimi i saj i plotë:

Me trishtim dhe keqardhje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e një jete dhe lëndimin e rëndë të një qytetari sot në një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe, ndërsa të lënduarit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

​Ky është incidenti i katërt me rrezik jete dhe dëmtim prone që ndodh së fundmi pikërisht në Prishtinë, dhe është e papranueshme që askush nuk duket se po mendon për adresimin e përgjegjësisë.

​Në cilësinë e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, theksoj se përgjegjësia kryesore dhe e drejtpërdrejtë për lejimin, mbikëqyrjen e sigurisë dhe parandalimin e këtyre rasteve bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës. Këto dështime të njëpasnjëshme të nivelit lokal kërkojnë llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme.

​Ministria po verifikon me seriozitet çdo lëshim dhe do të kërkojë që çdo shkelës të japë llogari para ligjit.

​Po ashtu, kërkoj drejtpërdrejt nga Odat profesionale që rregullojnë profesionet përkatëse të vlerësojnë urgjentisht situatën nëse ka pasur mungesë profesionalizmi dhe të marrin masa disiplinore, deri në revokimin e plotë të licencave për profesionistët përgjegjës.

​Siguria e qytetarëve, pronës dhe standardeve të ndërtimit është e panegociueshme. Nuk do të ketë kompromis me askënd.

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve
  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator
  • 16:40147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë