Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Së shpejti prezantojmë Ligjin e Ri për Mbeturinat

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 20:27
Pacolli: Së shpejti prezantojmë Ligjin e Ri për Mbeturinat

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë me dije se së shpejti do të prezantohet Ligji i Ri për Mbeturinat, i cili pritet të rregullojë në mënyrë më të qartë dhe më të integruar sektorin e mbeturinave.

Kjo u bë e ditur bashkë me njoftimin për takimin e parë koordniues me partnerë ndërkombëtar, lidhur me menaxhimin e mbeturinave, shkruan IndeksOnline.

“Në javët në vijim do të punojmë edhe në ndryshimet e nevojshme të legjislacionit sekondar, për të krijuar kushtet për funksionalizimin e sistemit të kthimit të shisheve dhe kanaqeve. Tani është koha që strategjitë dhe ligjet t’i kthejmë në veprime konkrete dhe rezultate të matshme” njofton Pacolli.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sektori i mbeturinave është një nga prioritetet tona kryesore.

Sot zhvilluam takimin e parë koordinues me partnerët dhe akterët kryesorë, përfshirë Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadën Gjermane, KfË, GIZ dhe KMDK. Diskutuam për sfidat, prioritetet dhe hapat konkretë që duhet të ndërmarrim për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Kosova tashmë ka një Strategji të Integruar për Menaxhimin e Mbeturinave. Ndërkohë, së shpejti do të prezantojmë Ligjin e Ri për Mbeturinat, i cili do të rregullojë më qartë dhe në mënyrë më të integruar këtë sektor.

Në javët në vijim do të punojmë edhe në ndryshimet e nevojshme të legjislacionit sekondar, për të krijuar kushtet për funksionalizimin e sistemit të kthimit të shisheve dhe kanaqeve. Tani është koha që strategjitë dhe ligjet t’i kthejmë në veprime konkrete dhe rezultate të matshme.

pacollishpejtimbeturinat

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë
  • 20:57“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente
  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit
  • 20:26Pas ofertës së Kurtit, reagon Lushtaku: Kryeministri i pit qorr, po kushtëzon votën për ligjin që mbronë historinë tonë për interesat e tij politike
  • 20:13Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”