Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pal Lekaj: AAK synon 10–12 deputetë, Haradinaj kandidat për kryeministër

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 23:43
Pal Lekaj: AAK synon 10–12 deputetë, Haradinaj kandidat për kryeministër

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se Aleanca në zgjedhjet e ardhshme pret të marrë 10 deri në 12 deputetë, rreth 100 mijë vota.

Ai njoftoi se lista zgjedhore do të përfshijë kandidatë të suksesshëm nga niveli lokal dhe se fushata do të zhvillohet “derë më derë”.

“Në këto zgjedhje, Aleanca mund t’i ketë 10 deri në 12 deputetë, që i bjen diku afër 100 mijë votave. Kësaj here, ne do ta mbushim listën me atë që kanë qenë të suksesshëm në votë, kandidatët për këshilltar komunal do t’i vendosim në listë”, tha Lekaj.

Lekaj konfirmoi se Ramush Haradinaj do ta udhëheqë listën dhe është kandidat për kryeministër.

”Kësaj here do të shkojë derë më derë, jo me tubime të mëdha, por dorë më dorë me çdo qytetar.Ramush Haradinaj i prin listës dhe është kandidat për kryeministër të Kosovës”.

AAK do të garojë e vetme, por pas zgjedhjeve, sipas Lekajt, nuk do të ketë vija të kuqe për koalicione. Ai u shpreh i sigurt se pas zgjedhjeve “në qeverisje nuk do të jetë Albin Kurti, por ish-partitë opozitare”.

“Ne do të garojmë të vetëm, por pas zgjedhjeve nuk mendoj se duhet të ketë vija të kuqe. Sidoqoftë, unë mendoj se kësaj here, jam i bindur, që në qeverisje nuk do të jetë Albin Kurti, por qeverisjen do ta bëjnë ish-partitë opozitare dhe janë të gjitha kushtet që të ndodhë diçka e tillë në Kosovë”, tha Lekaj për Blic Interview me Astrit Gashin

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit
  • 11:43Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje
  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 11:00Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn: Është me inteligjencë artificiale, do ta denoncoj Vudi Xhymshitin
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit