Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga mos-përfshirja në buxhet te vendimi për rindërtim, si ndryshoi qëndrimi për Xhaminë e Ibrit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 20:59
Nga mos-përfshirja në buxhet te vendimi për rindërtim, si ndryshoi qëndrimi për Xhaminë e Ibrit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet në kuadër të angazhimeve institucionale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Kështu bëri të ditur sot kryeministri Albin Kurti.

Ky zhvillim vjen pasi më herët në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishte përkrahur amandamentin për përfshirjen e këtij projekti në buxhet. Në votim kishin marrë pjesë 21 deputetë që votuan pro, 51 kundër dhe 6 abstenuan.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti kishte dhënë premtime të shumta, ndër to edhe rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila ishte djegur gjatë luftës nga forcat serbe.

“Xhamia e Ibrit sivjet i bën 250 vjet që nga ndërtimi, por ajo u dogj më 2 maj 1999. Prandaj, në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë këtë xhami. Ajo është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore, pa dallim, që janë dëmtuar, do t’i rinovojmë dhe rindërtojmë”, kishte deklaruar ai në hapjen e fushatës në Mitrovicë të Jugut.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 10:31Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
  • 10:21Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
  • 10:16Dyshohet se nën ndikim të alkoolit tentoi të sulmonte bashkëshorten dhe nënën në Istog
  • 09:51Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës
  • 09:289 të arrestuar për krime lufte në veri të vendit