Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Paralajmërimi i ZRRE’së: Çmimi i rrymës mund të rritet ose të zbritet në dhjetor

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 16:56
Paralajmërimi i ZRRE’së: Çmimi i rrymës mund të rritet ose të zbritet në dhjetor

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka paralajmëruar në dhjetor mund të ketë ngritje ose zbritje të çmimit të energjisë elektrike.

Fejzullahu tha se shqyrtimi i ardhshëm tarifor do të fillojë në muajin dhjetor dhe se si do të procedohet varet nga kostot e sistemit.

“Shqyrtimi i ardhshëm tarifor fillon në dhjetor të këtij viti. Stafi profesional i ZRRE’së do i shikojë kostot e sistemit, varet se sa do të jetë kosto e sistemit, do të ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet edhe mundësia e zbritjes në rast se kemi kursime”, ka deklaruar Fejzullahu, pas mbledhjes së sotme të bordit të rregullatorit.

Ai theksoi se jo domosdoshmërisht do të preken tarifat, duke përmendur edhe njëherë se faktor do të mbetet kosto e sistemit.

“Por, jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare do të kemi rritje apo zbritje, ajo do të varet nga kosto e sistemit”, tha Fejzullahu.

RrymaZRRE

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin