Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Parashikimi i motit nesër dhe ditëve në vazhdim

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 23:05
Parashikimi i motit nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale me diell dhe shtim të vranësirave. Gjatë ditës do të jetë ende ngrohtë sepse do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore para-frontale. Në perëndim dhe veriperëndim të vendit priten reshje shiu e në malet e Rugovës do të fillojnë reshje bore sidomos në mbrëmje.

Gjatë natës destabilizim i fuqishëm i motit sepse pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajonin në rajon. Vende-vende mund të ketë edhe vetëtima e bubullimë dhe reshje intensive.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen pasdite dhe në mbrëmje, me reshje shiu fillimisht në veri e veriperëndim të vendit ku mund të ketë edhe stuhi shiu me vetëtima e bubullimë. Gjatë reshje shiu në tërë vendit, vende-vende mjaft intensive e në veri e lindje do të fillojnë reshje të dendura bore në zonat kodrinore-malore.

Mot i ngrohtë nesër paradite dhe gjatë ditës pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, kurse në mbrëmje vonë dhe natën destabilizim i fuqishëm i motit me reshje shiu e bore.

Reshjet më së pari do të fillojnë në Mal të Zi fillimisht të dobëta, pastaj mjaft intensive.

E Premtja në Kosovë vjen më e ftohtë, me vranësira e mundësi për intervale kohore me diell. Priten reshje të herëpashershme, lokale shiu, shqote e bore dhe mundësi për ndonjë rrebesh shiu me vetëtima e bubullimë, pra pritet atmosferë mjaft jo-stabile. Reshje (herë pas here) e rrebeshe lokale të premten priten edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin, me reshje të karakterit lokal e në viset kodrinore-malore reshje bore

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit