Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Parku Kombëtar “Sharri” është bërë anëtar i Federatës EUROPARC.
Në një postim, Pacolli shkroi se ky është një moment krenarie dhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për punën tonë në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.
“Sharri është margaritari ynë, e ky anëtarësim na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë edhe më tej këtë pasuri të rrallë” thotë Pacolli.
Federata EUROPARC është rrjeti për trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Evropës
Federata punon për të përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura në Evropë, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të ideve dhe përvojave, si dhe duke ndikuar në politika.
Ky është postimi i plotë i ministres Pacolli:
