Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas 12 vitesh shërbim si infermiere, largohet nga Kosova: U detyrova, jo sepse desha

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 16:24
Pas 12 vitesh shërbim si infermiere, largohet nga Kosova: U detyrova, jo sepse desha

Pas më shumë se një dekade pune në shërbim të qytetarëve, infermierja Albulena Hasani ka vendosur të largohet nga Kosova, duke përmbyllur një kapitull 12-vjeçar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Përmes një rrëfimi emocional, ajo ka ndarë përvojën e saj të gjatë në terren, duke theksuar sakrificat e bëra ndër vite – nga puna në kushte të vështira, shërbimi gjatë pandemisë, deri te përballja me sfida të shumta si nënë dhe profesioniste.

“Kam trokitur derë më derë në çdo cep të Gjilanit, shpesh e vetme, duke ofruar shërbim aty ku kishte më së shumti nevojë. Kam qenë pranë nënave, fëmijëve dhe të porsalindurve, edhe atëherë kur unë vet sapo isha bërë nënë”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj:

Po largohem sot ……jo sepse desha, por sepse u detyrova.

Pas rreth 12 viteve pune si infermiere në QKMF, po e mbyll një kapitull që ka qenë i mbushur me sakrificë, lodhje, frikë dhe mbi të gjitha – përkushtim pa kushte. Kam punuar në kohë kur shumëkush kishte frikë, në pandemi kur rrezikohej çdo frymëmarrje, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe familjen dhe fëmijët e mi.

Kam trokitur derë më derë në çdo cep të Gjilanit, nëpër fshatra e rrugë të vështira, shpesh vetëm – duke vozitur vet, duke mbajtur përgjegjësi vet, duke dhënë shërbime aty ku kishte nevojë, pa u ndalur asnjëherë. Kam qenë aty për nënat, për fëmijët, për të porsalindurit… edhe atëherë kur unë vet sapo isha bërë nënë.

Ndoshta momenti më i rëndë për mua ka qenë kur, vetëm 4 ditë pasi linda, lashë djalin tim në shtëpi dhe dola në punë… sepse dikush kishte nevojë për mua. Kjo nuk ishte vetëm punë – ishte mision, ishte zemër.

Por në fund… gjithë kjo sakrificë nuk u vlerësua siç duhej. Nuk mjaftoi për një kontratë të rregullt, nuk mjaftoi për siguri, nuk mjaftoi për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Sot po largohem me zemër të rënduar, duke lënë pas jo vetëm një vend pune, por një pjesë të shpirtit tim. Po lë dy familje – atë që kam ndërtuar dhe atë që kam shërbyer – për të filluar nga e para në një vend të huaj.

Nuk është e lehtë… por është e vetmja rrugë që më mbeti.

Shpresoj që një ditë, sakrifica jonë të mos harrohet. Dhe që një ditë, askush të mos detyrohet të largohet nga vendi i vet për të gjetur vlerësimin që e meriton.😢🫶

puna

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Diaspora në Kuvend: Moskonstituimi përçan edhe mërgimtarët
  • 20:15Kërcënimi ndaj Haradinajt, Prokuroria del me njoftim
  • 20:10Rinia e Aleancës aksion para Qeverisë: Bllokada po i shtyn rininë të ikin nga Kosova
  • 20:01Harta e shteteve prej ku mund të shihet eklipsi i plotë dhe i pjesshëm
  • 20:00Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell