Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas kallëzimit penal nga VV, lajmërohet Shefi i Kabinetit të Përparim Ramës, Florent Maliqi

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 22:40
Pas kallëzimit penal nga VV, lajmërohet Shefi i Kabinetit të Përparim Ramës, Florent Maliqi

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Prishtinës, Florent Maliqi, ka mohuar akuzat për korrupsion të publikuara së fundmi, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pjesë të një fushate të organizuar për ta dëmtuar.

Në një deklaratë për opinionin, Maliqi tha se “pretendimet për korrupsion dhe bisedat e tjera të publikuara janë tërësisht të pavërteta, qesharake dhe pjesë e një fushate të ulët denigruese që synon të dëmtojë integritetin tim personal dhe institucional.”

Ai theksoi se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe se pret që rasti të zbardhet plotësisht.

“Në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente, pres zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, përfshirë identifikimin e personave që qëndrojnë prapa këtij fabrikimi, denigrimi dhe linçimi publik,” u shpreh Maliqi.

Shefi i kabinetit të Përparim Ramës paralajmëroi gjithashtu veprime ligjore ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kanë marrë pjesë në krijimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve.

“Do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe do të angazhohem pa asnjë kompromis që ky fabrikim i ulët të zbardhet deri në fund dhe që secili person i përfshirë në organizimin, fabrikimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve të mbajë përgjegjësi para drejtësisë,” deklaroi ai.

Në fund të reagimit, Maliqi shprehu keqardhje për pasojat që, sipas tij, ka shkaktuar publikimi i këtyre materialeve.

“Shpreh keqardhjen time për të gjithë ata që janë prekur dhe dëmtuar nga ky fabrikim i qëllimshëm, i ndërtuar me synimin për të linçuar, denigruar dhe manipuluar opinionin publik,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i Maliqit vjen pasi më 30 korrik Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj tij dhe disa zyrtarëve të kabinetit të Komunës së Prishtinës, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me disa procese komunale.

Sipas Vetëvendosjes, kallëzimi bazohet në një sinjalizim anonim që përmban materiale dhe komunikime të pretenduara, ku flitet për legalizime të kundërligjshme dhe shuma parash. Në materialet e publikuara në rrjetet sociale pretendohet se në një komunikim mes Maliqit dhe një personi tjetër përmendet marrja e parave për legalizimin e një objekti në Prishtinë, si dhe veprime të kryera në interes të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Autenticiteti i këtyre komunikimeve nuk është konfirmuar dhe pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Një ditë pas dorëzimit të kallëzimit penal reagoi edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili deklaroi se e mirëpret faktin që çështja i është referuar Prokurorisë dhe se Komuna do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Florent Maliqit:

Pretendimet për korrupsion dhe bisedat e tjera të publikuara janë tërësisht të pavërteta, qesharake dhe pjesë e një fushate të ulët denigruese që synon të dëmtojë integritetin tim personal dhe institucional. Në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente, pres zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, përfshirë identifikimin e personave që qëndrojnë prapa këtij fabrikimi, denigrimi dhe linçimi publik. Do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe do të angazhohem pa asnjë kompromis që ky fabrikim i ulët të zbardhet deri në fund dhe që secili person i përfshirë në organizimin, fabrikimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Shpreh keqardhjen time për të gjithë ata që janë prekur dhe dëmtuar nga ky fabrikim i qëllimshëm, i ndërtuar me synimin për të linçuar, denigruar dhe manipuluar opinionin publik.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim