Pas pak pritet të fillojë seanca ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Para fillimit të kësaj seanca, disa familjarë të të akuzuarit janë parë në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartëcekurit.
Ndryshe, Geci u ndalua për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’.
Sipas Prokurorisë, dyshimet fillestare janë se i dyshuari Geci ka kanosur gazetarin Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Mehmetaj u intervistua si i dëmtuar.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhej në njoftim.
VIDEO