Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas Tetovës, edhe Komuna e Çairit shpall sot ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 11:14
Pas Tetovës, edhe Komuna e Çairit shpall sot ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit

Komuna e Çairit ka shpallur ditën e sotme ditë zie pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Izet Mexhiti, përmes një postimi në Facebook.

Sot, ditë zie është shpallur edhe në qytetin e Tetovës, vendlindjen e artistit, ku komuniteti ka shprehur pikëllimin për humbjen e tij të papritur.

Ndërkohë, Komuna e Çairit ka njoftuar se vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.

“Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup dmorganizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij.

Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teater, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit.

Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, shkroi Mexhiti.

Më shumë nga Lajme

  • 14:25Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë
  • 14:19Kurti mbërrinë në Kuvend, protestuesit eskalojnë me gjuhë ofenduese ndaj tij
  • 14:19Kurti thërret konferencë në ora 15:00
  • 14:17KMDLNj kërkon hetim urgjent për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve
  • 13:27Disa nga deputetët e VV-së futen në Kuvendin e Kosovës, a pritet seancë?