Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas vendimit të Supremes, NPB-ja fton mediat në konferencë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 13:58
Pas vendimit të Supremes, NPB-ja fton mediat në konferencë

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) do të mbajë sot konferencë për media, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për kthimin në rigjykim të kontestit gjyqësor që lidhet me ndërmarrjen dhe tri kompani private.

Sipas njoftimit të dërguar mediave, konferenca do të mbahet më 16 tetor, nga ora 15:30, në zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore. Në njoftim nuk janë dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së adresimit

Vendimi i Gjykatës Supreme, i bërë publik sot, ka të bëjë me kontestin ndërmjet NPB-së dhe kompanive “Made Group Construction”, “Arkos” dhe “Madekos”, ku palë ndërhyrëse është edhe Komuna e Prishtinës.

Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga palët dhe ka prishur aktgjykimet e Gjykatës Komerciale të shkallës së parë dhe të dytë, duke e kthyer çështjen për rigjykim.

Sipas arsyetimit të publikuar, Supremja ka konstatuar shkelje thelbësore të procedurës kontestimore dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale, duke vlerësuar se gjendja faktike nuk ishte vërtetuar plotësisht dhe drejt.

Kontesti që lidhet me 32.5 milionë euro

Rasti ka të bëjë me një kontest për përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë fitimin e humbur. Më herët, Gjykata Komerciale e kishte obliguar NPB-në t’u paguante tri kompanive gjithsej 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur, lidhur me një kontratë bashkëinvestimi të vitit 2021 që nuk ishte realizuar.

Për shkak të procedurës përmbarimore që lidhej me këtë rast, llogaritë bankare të ndërmarrjes ishin bllokuar, situatë që kishte ngritur shqetësime edhe për funksionimin e saj dhe pagesën e punëtorëve.

Me kthimin e çështjes në rigjykim, kontesti do të shqyrtohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, e cila duhet t’i marrë parasysh udhëzimet e Gjykatës Supreme.

Konferenca e paralajmëruar për orën 15:30 pritet të japë më shumë sqarime nga NPB-ja lidhur me vendimin dhe hapat e mëtejshëm të ndërmarrjes.

vendimitkonferencësupremes

Të ngjashme

“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – “Profa” i VV-së flet në Kuvend me ChatGPT

“Kur janë ndeshjet në Konferencë Ligë?” – “Profa” i VV-së flet në Kuvend me ChatGPT

14:40

Më shumë nga Lajme

  • 15:0211 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë
  • 15:00Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën
  • 14:58Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë
  • 14:56Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës
  • 14:21Ish Ministrja e Jashtme për Ramen: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet