Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se për vrasjet e fundit brenda familjes dhe rastet e dhunës në familje në Kosovë ka edhe përgjegjësi politike, por ka vlerësuar se fenomene të tilla ndodhin edhe në shtetet e tjera.
Duke komentuar rastet e fundit në Debat Plus, Ramabaja ka përmendur Zvicrën si shembull, duke thënë se edhe në këtë shtet të zhvilluar ndodhin vrasje të kësaj natyre.
