Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK dhe Aleanca akuzojnë Vetëvendosjen për shkelje të Kushtetutës, kundërshtojnë shtyrjen e seancës

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 16:06
PDK dhe Aleanca akuzojnë Vetëvendosjen për shkelje të Kushtetutës, kundërshtojnë shtyrjen e seancës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish sot në sallën plenare të Kuvendit, ku drejtuan akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar shtyrjen e seancës konstituive si shkelje të Kushtetutës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se me shtyrjen e seancës po shkelen jo vetëm afatet dhe obligimet që burojnë nga rendi kushtetues, por edhe afati i interpretuar më herët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Hamzës, Kuvendi nuk mund të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e kalkulimeve politike të një partie.

“Prandaj nga këtu sot, dua ta them qartë: Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë që të bartet shkelja e Kushtetutës, nuk do të pranojë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë, nuk do të pranojë që vendimet e gjykatave të shndërrohen në çështje të vullnetit politik. Nuk do të pranojë që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të mund të vendosë cili institucion funksionon dhe cili jo, sepse demokracia nuk shkatërrohet brenda një dite, ajo gërryhet hap pas hapi. Sot nuk respektohet një afat, nesër nuk me zbatimin e vendimit, pasnesër shpërfillen gjykatat, pastaj bllokohet një institucion. Dhe në fund, qytetarëve u thuhet se të gjitha këto janë normale. Jo, nuk janë normale dhe ne nuk do t’i pranojmë si normale”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të pranojë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë dhe vendimet e gjykatave të trajtohen si çështje e vullnetit politik.

Hamza ka thënë se situata aktuale nuk duhet të konsiderohet normale, duke paralajmëruar se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale në dispozicion.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës përgjigja është e qartë: Kosova do të qeveriset me Kushtetutë dhe me ligj. Ndaj sot fillon një fazë e re, një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm me thirrjet e saj që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojë me pjekuri, me përgjegjësi dhe me të gjitha mjetet demokratike e institutionalet që na jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka renditur tri dimensione përmes të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur Kushtetutën.

Sipas Ramadanit, bëhet fjalë për shkeljen e frymës së Kushtetutës, mosrespektimin e interpretimit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe shkeljen e obligimeve kombëtare, morale e shtetërore për t’i dhënë Kosovës institucionet.

“E kemi të qartë se Dehari, si kryesues për shkak të moshës, gjatë kësaj kohe ka vepruar si pjesë e Vetëvendosjes, atributve. Dhe ky person, pra Kurti, pa pyetur asnjë, e domethënë pa pyetur fare as Vetëvendosjen, ka vazhduar me shkelje brutale të Kushtetutës dhe të rendit tonë kushtetues. Është e qartë se kaosi institucional dhe jo-stabiliteti institucional është një nga rezultatet kryesore të këtij dështimi. Dhe deputetët e Vetëvendosjes, fatkeqësisht, ose më saktësisht një pjesë e tyre, në bazë të asaj që ka shfaqur Vetëvendosja, janë në shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës sonë, të rendit tonë kushtetues. Kjo është një goditje e madhe për demokracinë dhe për të mbrojtur demokracinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partitë e tjera opozitare dhe me çdo qytetar që e do Kosovën dhe shtetin tonë, do të hyjë në mbrojtje të kësaj demokracie, të Kushtetutës sonë dhe të shtetit tonë”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani e ka cilësuar këtë situatë si “goditje në zemër të Kushtetutës”,

Ndërkaq, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari mëe 5 shtator ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

kushtetutësshtyrjenseancës

Të ngjashme

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator

15:19

Më shumë nga Lajme

  • 16:26Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar
  • 16:23Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë
  • 16:16Beograd: Mbahet ceremonia përkujtimore për Mlladiqin, pjesëmarrës edhe ministri i Drejtësisë
  • 16:13Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap
  • 16:07Musliu-Shoshi: Kushtetuta e Albin Kurtit po funksionon sot në Kosovë