Partia Demokratike e Kosovës thotë se ka dalë partia e parë në vend me 175 mijë vota sa i përket votave për Kuvendet Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në reagimin e saj, PDK thotë se ka fituar pa balotazh në Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit, ndërsa do të garojë në balotazh në gjashtë të tjera.
Në Prishtinë-t, PDK thotë se ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë për Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke u renditur e dyta me mbi 21 mijë vota, ndërsa kandidati për kryetar, Uran Ismaili, ka marrë mbi 28 mijë vota – rreth 10 mijë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021.
“Në tërësi, në garën për kryetar në nivel vendi, PDK ka dalë e dyta me 200 mijë vota”, thuhet në reagim.
Postimi:
PDK partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota.
