Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve dhe bllokim të procesit.
Në një postim në Facebook, PDK ka thënë se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues, ndërsa ka theksuar se edhe afati i ri i 6 shtatorit nuk është respektuar.
Sipas PDK-së, partia ka marrë pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit me qëllim të përmbylljes së konstituimit, por procesi është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
PDK pretendon se LVV ka vendosur kushte të reja politike, duke e lidhur zgjedhjen e nënkryetarëve me mënyrën e votimit për Presidentin e Republikës.



