Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 09:56
PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë larguar nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas konstituimit të tij, duke kërkuar që në Kuvend të procedohet sa më parë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, tha se konstituimi i institucioneve është i rëndësishëm, por sipas saj, aktualisht prioritet duhet të jetë Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Ne sapo morëm pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, dhe natyrisht si Parti Demokratike e Kosovës konsiderojmë që konstituimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ishim aty. Mirëpo gjithashtu jemi larguar nga ky takim pas konstituimit për shkak se për momentin për Republikën e Kosovës nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa procedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Specialen”, tha Kabashi-Ramaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se partia e tij e konsideron këtë ligj si “prioritet mbi prioritetet”, duke paralajmëruar se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në komisione të tjera deri në procedimin e tij.

“Por neve si parti, qysh e tha edhe Besa, është prioritet mbi prioritetet ligji. Dhe ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision pa u kry ky ligj. Në qoftë se shohim kanë ardhur shumë ligje këtu brenda për brenda Kuvendit nëpër komisione të ndryshme, dhe ne besojmë, dhe po besoj, edhe gjithë qytetarët besojnë që prioriteti numër një është Ligji për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Rama.

I pyetur për premtimin e kryeministrit se ligji do të procedohet brenda javës, Rama tha se PDK-ja pret që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“E presim, e presim na, këtu jemi domethënë, por ne presioni është që sa më parë që të vjen, sa më parë që është e mundshme me ardhur në Kuvend dhe t’i kryejmë të gjitha procedurat”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për paralajmërimin e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e presidentit.

Ai tha se për PDK-në, fillimisht duhet të procedohet Ligji për Dhomat e Specializuara, duke përfshirë, siç tha ai, mbikëqyrjen e procesit dhe përkrahjen financiare.

“Ju e dini edhe qëndrimin e PDK-së po edhe vet kryetarit Bedri Hamza. Për neve prioritet është e para, domethënë Ligji për Dhomat e Specializuara të ketë mbikëqyrje, domethënë të procesit dhe përkrahje financiare. Dhe pas asaj mundemi me u ulë dhe me diskutuar dhe është edhe me ne edhe qëndrimi jonë që të ketë sa më parë që është e mundshme Kosova t’i ketë të gjitha institucionet”, tha Rama. EO

dhomatmbikëqyrjenligjit

Të ngjashme

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

09:53
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

17:48
Kur pritet aktgjykimi ndaj Thaçit? Dhomat e Specializuara sqarojnë se më 14 shtator nisi afati 90-ditor

Kur pritet aktgjykimi ndaj Thaçit? Dhomat e Specializuara sqarojnë se më 14 shtator nisi afati 90-ditor

17:22
Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje

Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje

12:20

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiq dhe Zariq, do të dëgjohet një dëshmitar anonim
  • 11:41Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”
  • 11:34“Liria ka Emër” thërret qytetarët në protestën e sotme: “Bac s’u kry!”
  • 11:32Ronaldos i merret numri 7 te Portugalia, ja kush e merr fanellën e tij
  • 11:18Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së