Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një mbledhje me Kryesinë dhe kryetarët e degëve, ku një nga çështjet që po diskutohet është organizimi i marshit në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Mbledhja e PDK-së zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, menjëherë pas dakordimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për emrin e kandidatit për president të Kosovës.
