Dega e PDK-së në Pejë ka reaguar ndaj lajmeve që qarkullojnë se partia do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Pejës.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut, kryetari i degës, Xhavit Haliti, e ka demantuar këtë informacion, duke e cilësuar si spekulim dhe përpjekje për dezinformim. Ai thekson se PDK ka kandidaten e saj për kryetare, Arta Vokshi Nallbani, dhe listën e plotë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Pejës.

“PDK dhe znj. Arta Vokshi Nallbani garojnë në mënyrë të pavarur dhe e përkushtuar për qytetarët e Pejës. Qytetarët duhet të gjykojnë mbi bazën e programit dhe ofertës reale politike,” thuhet në reagim. Ky reagim vjen pas një vale spekulimesh dhe lajmesh të pavërteta që kanë për qëllim të krijojnë konfuzion në opinionin publik gjatë fushatës zgjedhore