Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

PDK nuk shkon në seancën e së dielës, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 19:30
PDK nuk shkon në seancën e së dielës, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Kriza rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës po thellohet pas përplasjes së re mes partive parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve. PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, të caktuar për të dielën në orën 10:00, ndërsa paralajmëron se situatën e krijuar do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i PDK-së vjen pas zhvillimeve të së premtes, kur seanca u ndërpre dy herë për shkak të mospajtimeve lidhur me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi për mospjesëmarrje është marrë pas situatës së krijuar në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen se nuk e ka respektuar marrëveshjen për votimin e nënkryetarëve.

Sipas saj, PDK-ja është duke përgatitur edhe kërkesën për Gjykatën Kushtetuese.

“Tani ne kemi pasur një takim ku e kemi diskutuar këtë çështje dhe do të dorëzohet në afatin më të shkurtër kohor, pra sa më shpejt që ne mund ta përgatisim si lëndë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Përplasja nisi pas votimit të nënkryetarit nga radhët e Vetëvendosjes, Ardian Gola. Kur erdhi në rend propozimi i PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, deputetët e Vetëvendosjes abstenuan, duke bërë që ajo të mos marrë votat e nevojshme.

Pas kësaj, deputetët e PDK-së e lëshuan sallën, duke shkaktuar ndërprerjen e parë të seancës. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë më në seancat e Kuvendit dhe paralajmëroi dërgimin e rastit në Kushtetuese.

Seanca u caktua të vazhdonte në orën 14:00, por nisi rreth një orë me vonesë. Në këtë fazë, edhe LDK-ja nuk pranoi të procedojë me kandidatin e saj për nënkryetar, duke kundërshtuar mënyrën se si u zhvillua procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve.

Mosmarrëveshja lidhej edhe me rendin e zgjedhjes së nënkryetarëve, pasi opozita pretendoi se kandidati i PDK-së duhej të trajtohej para atij të LDK-së.

Në mungesë të një zgjidhjeje, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ndërpreu sërish seancën dhe e shtyu atë për të dielën.

Ndërkohë, PDK-ja ka bërë të ditur se vendimi për të mos marrë pjesë në takime me kryetarin e Vetëvendosjes mbetet në fuqi, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e një kompromisi politik për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit.

kushtetuesepdk-sëparalajmëron

Më shumë nga Lajme

  • 22:58Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
  • 22:29KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim
  • 21:10Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet