Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk japim votë për asnjë mandatar nga VV-ja, zgjedhjet zgjidhja e vetme

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 19:08
PDK pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk japim votë për asnjë mandatar nga VV-ja, zgjedhjet zgjidhja e vetme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rezultatet e arritura në raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe përgatitjet për balotazhin e 9 nëntorit.

Në njoftimin e partisë thuhet se PDK vlerëson që dhënia sërish e mandatit Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë përbën humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të krizës institucionale, pasi tashmë është e qartë që asnjë subjekt nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë.

“PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV, ndërsa mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij ngërçi,” thuhet në komunikatë. “Vetëm përmes zgjedhjeve të reja qytetarët do të mund ta vendosin drejtimin e ardhshëm të vendit dhe t’u japin legjitimitet institucioneve të reja.”

Sipas PDK-së, kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka sjellë pasoja serioze në çdo sektor, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe qytetarët të mbeten pa paga vitin e ardhshëm, e bën të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në mbledhje ka shprehur mirënjohje për angazhimin e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë, duke theksuar se PDK është rikthyer në vendin e parë pas 12 vitesh sa i përket votës popullore në zgjedhjet lokale. Sipas rezultateve të partisë, PDK ka marrë 187.526 vota, ka siguruar gjithsej 206 ulëse në kuvendet komunale dhe ka lënë prapa subjektet e tjera politike.

Në zgjedhjet lokale, PDK ka fituar në tri komuna – Ferizaj, Skënderaj dhe Han i Elezit – që në raundin e parë, ndërsa është renditur e dyta për nga numri total i votave për kandidatët për kryetarë komunash.

Krasniqi ka kërkuar nga kryesia vazhdimin e angazhimit dhe mobilizimit për fitore në komunat ku PDK është në garë në balotazh: Mitrovicë, Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Klinë dhe Dragash.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 07:56Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura
  • 07:52Limaj: Me ndryshimet për Specialen, Kosova është futur në një betejë juridike
  • 07:50Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella
  • 07:45KEDS njofton: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:30Mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit