Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Sot u suspenduan 11 policë, por a e dini çfarë kishte ndodhur me ata që u suspenduan pas vrasjes së Hamide Magashit?

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 21:25
Sot u suspenduan 11 policë, por a e dini çfarë kishte ndodhur me ata që u suspenduan pas vrasjes së Hamide Magashit?

Suspendimi i 11 zyrtarëve policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt rikthen në vëmendje një rast të ngjashëmm, atë të Hamide Magashit.

Edhe pas vrasjes së Magashit, në nëntor të vitit 2022, Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Lipjan.

Megjithatë, të katër policët ishin kthyer në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2023, siç kishte raportuar atëherë “Betimi për Drejtësi”.

Ata ishin suspenduar me pagesë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

IPK-ja kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve, përkatësisht një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor në Lipjan.

Ndërkaq, ndaj komandantit të stacionit ishte kërkuar inicimi i procedurës disiplinore brenda Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të hetimeve, IPK-ja kishte njoftuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë se shkaqet e suspendimit të katër policëve kishin pushuar.

Hamide Magashi ishte vrarë më 30 nëntor 2022 nga bashkëshorti i saj, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Tani, më 29 tetor 2026, Policia ka suspenduar 11 zyrtarë, përfshirë drejtues të lartë policorë në Pejë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas Policisë, suspendimet janë rekomanduar nga IPK-ja, e cila po heton veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve gjatë trajtimit të rastit.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pasi më parë kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet

kishtesuspenduanvrasjes

Të ngjashme

Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar

17:21
Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

22:45
Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

22:40
Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

22:38

Më shumë nga Lajme

  • 22:11Musliu njofton se ka dështuar ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave
  • 22:05Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset
  • 22:00Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte
  • 21:57Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla
  • 21:55Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu