Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Peci i shkon në zyre Gërvallës, ja çfarë diskutuan dy liderët e partisë

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 11:08
Peci i shkon në zyre Gërvallës, ja çfarë diskutuan dy liderët e partisë

Faton Peci ka vizituar ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla, në zyrën e saj, ku i ka uruar suksese në detyrën e re dhe ka shprehur mbështetjen e plotë për angazhimin e saj në krye të këtij dikasteri.

Peci vlerësoi se detyra e re e Gërvallës, përveç profesionalizmit dhe vizionit të qartë, kërkon edhe guxim, duke pasur parasysh sfidat e shumta me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në vend. Sipas tij, ky sistem mbetet ndër më sfiduesit dhe kërkon integritet, vendosmëri, energji, konsekuencë dhe përkushtim të lartë.

Ai theksoi se Gërvalla i posedon këto cilësi, duke përmendur guximin e saj të dëshmuar ndër vite dhe në procese të rëndësishme për vendin. Peci u shpreh i bindur se emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë do të forcojë më tej rrugën e reformave të nisura më herët në këtë institucion.

“Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën. Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e pakëkundur. Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt”, ka thënë Peci.

Më shumë nga Lajme

  • 14:06PDK-ja i propozon dy emra për anëtarë të KQZ-së
  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim