Kandidati i VV-Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se përkrahja e VV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e jashtëzakonshme.
Peci tha se s’ka pritur që Kurti të jetë aq aktiv në mbështetjen e kandidaturës së tij për Mitrovicës.
“Ka qenë mbështetësi, iniciatori dhe protagonisti kryesor. Vetëvendosja është unike, ata thonë që s’ka pasur asnjëherë asnjë kandidim në asnjë proces zgjedhor unitet dhe solidaritet më të madh sesa me kandidaturën time për të parin e Mitrovicës”, tha Peci në “DPT te Fidani”.
