Policia e Shtetit ka marrë masa pas ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë dhe u dhunua fizikisht.
Sipas Policisë së Shtetit, pas analizës së kryer lidhur me veprimet dhe menaxhimin e situatës nga drejtuesit lokalë, rezultoi se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore.
Sipas Euronews Albania, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, dhe pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
