Ish-pjesëtari i UÇK, TMK dhe FSK, Tahir Isufi, është pensionuar pas një shërbimi të gjatë në institucionet e sigurisë së vendit. Gjatë luftës ai ishte pjesë e Zonës Operative të Shalës, ndërsa pas përfundimit të saj vazhdoi kontributin në strukturat mbrojtëse të Kosovës, duke shërbyer fillimisht në TMK e më pas në FSK, ku edhe e përmbylli karrierën e tij profesionale. Me rastin e pensionimit, kolegët e tij nga FSK në Mitrovicë organizuan sot një ceremoni falënderuese, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite. Në këtë ngjarje u theksua se shërbimi i tij ndaj atdheut ka ardhur në periudhat më të vështira të vendit, duke e cilësuar karrierën e Isufit si shembull për brezat e rinj. Në fund, kolegët i uruan atij pensionim të mbarë dhe shëndet në vitet në vijim
Lajme
Pensionohet ish-ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Tahir Isufi
