Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.
Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se të dy diskutuan për rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional në vend, për avancimin e investimeve të mbështetura nga BE-ja në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe nevojën për planifikim afatgjatë të investimeve.




