Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfaqësuesi i UNMIK-ut thirrje Kosovës e Serbisë: Shmangni masat që mund të gërryejnë mirëbesimin

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 16:57
Përfaqësuesi i UNMIK-ut thirrje Kosovës e Serbisë: Shmangni masat që mund të gërryejnë mirëbesimin

Zëvendëspërfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut për zgjidhjen e çështjeve të mbetura.

Ai në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka paraqitur raportin e UNMIK-ut për Kosovën përpara përfaqësuesve të shteteve anëtare të KS të OKB-së.

“Mirëpresim takimet e dialogut në qershor e shtator mes Beogradit e Prishtinës. U bëmë thirrje të dyjave të shmangin masa që mund të gërryejnë mirëbesimin dhe inkurajoj palët që të trajtojnë çështjet e mbetura me mirëbesim dhe në kuadër të kornizës së dialogut”, ka thënë ai.

Shin po ashtu ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, teksa ka theksuar se shpreson që “në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese përçarjet politike do të tejkalohen”. Ai përsëriti shqetësimet rreth mbylljes së strukturave paralele në veri.

“Ritheksojmë brengën që bashkë me partnerët ndërkombëtarë kemi shprehur sa i përket ndikimit potencial të mbylljes së institucioneve të udhëhequra nga Serbia në kuptimin e qasjes në shëndetësi, arsim dhe kulturë. Autoritetet e Prishtinës kanë përmendur imperativa administrative ndaj këtyre masave dhe çështjet që janë komplekse. Është me rëndësi që autoritetet e Kosovës të angazhohen me të gjitha komunitetet para se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e përditshme të tyre”.

Ndërsa ka përmendur sulmet në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit, Shin ka bërë thirrje për masa efektive që çojnë në llogaridhënie.

“Kemi kaluar përvjetorin e dytë të incidentin në Banjskë. I bëjmë thirrje autoriteteve në Beograd e Prishtinë, të marrin masa efektive transparente, për të sjellë kryerësit e ngjarjes para drejtësisë. Duke përfshirë edhe bashkëpunimin përmes mekanizmave të krijuar tashmë. Llogaridhënia e plotë është e domosdoshme edhe për ngjarjen e vitit të kaluar në kanalin e Ibër–Lepencit. Jemi të brengosur sa i përket arrestimeve lidhur me shfaqjen e simboleve nacionale e fetare. Ritheksojmë nevojën për të respektuar kornizën ligjore që ekziston në Kosovë e të bëhet baraspeshimi i duhur midis lirisë së shprehjes e parandalimit të nxitjes të dhunës ndëretnike”, shtoi ai. Ai theksoi rëndësinë e kthimit të serbëve në institucione të Kosovës. Përmendi edhe lirinë e mediave. Tha se mbetet nën presion. Ka përmendur se Asociacioni ka raportuar për sulme ndaj gazetarëve e po ashtu se transmetuesi publik po përballet me sfida ndaj pavarësisë së ti

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë