Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përfundon gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 15:59
Përfundon gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës

Shtabi Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit, të cilat u shoqëruan me vërshime dhe dëme të konsiderueshme, pas analizës së gjendjes aktuale ka vendosur që të hiqet gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës.

Megjithatë, shërbimet emergjente mbesin në gatishmëri të shtuar.

Ky vendim është marrë sot, pas mbledhjes së Shtabit Emergjent dhe vlerësimit të situatës në terren. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujërave ka rënë dhe gjendja aktuale është stabile.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me anëtarët e Shtabit Emergjent, ka theksuar se situata ka qenë emergjente dhe është përcjellë me dëme të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe prona private.

Po ashtu, Kastrati ka bërë të ditur se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët e dëmtuar që të parashtrojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve pranë Zyrës së Pritjes në Komunën e Malishevës.

Në përfundim të mbledhjes, Kastrati, në emër të Shtabit Emergjent dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar në mënyrë të veçantë të gjitha ekipet emergjente dhe institucionet e angazhuara për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate.

malisheve

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
  • 13:25Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat, miliona euro u ndanë përmes tenderëve