Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 09:58
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bullgari, duke goditur më fort rajonin e Burgasit.

Mes zonave më të prekura është edhe fshati turistik Elenite, ku ujërat kanë përfshirë hotele, ndërtesa dhe automjete.

Qindra persona janë evakuuar, ndërsa dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë në terren. Situata mbetet kritike, pasi shirat vijojnë me intensitet përgjatë jugut të bregdetit të Zi.

Deri tani janë konfirmuar dy viktima në Elenite. Njëri prej tyre humbi jetën në një garazh nëntokësor, ndërsa viktima e dytë është një operator ekskavatori që kishte shkuar për të ndihmuar, por më vonë u gjet i pajetë, raportojnë mediat .

Shpëtimtarët po kontrollojnë ndërtesat për persona të bllokuar. Deri më tani janë evakuuar gjashtë gra, përfshirë tre turiste nga Polonia, nga një vendpushim në komunën e Nesebrit.

Për shkak të përmbytjeve, automjetet e zakonshme e kanë të pamundur të hyjnë në disa zona. Në operacion janë përfshirë ekipe të specializuara nga Nesebër, Pomorie dhe Varna, përfshirë zhytës dhe mjete amfibe.

Rreth 50 persona, të strehuar në katet e sipërme të katër ndërtesave të rrezikuara, janë aktualisht të sigurt.

Për shkak të situatës së rënduar nga reshjet, në rrethet Burgas, Montana dhe Pernik është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Më shumë nga Lajme

  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
  • 09:16Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë