Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 07:36
Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës gjatë kësaj jave, duke detyruar shërbimet emergjente të ndërhyjnë në incidente të shumta në mbarë vendin, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Sipas Reuters, pamje nga qyteti i Kuzminit tregojnë vetura të zhytura nën ujë, shtëpi të përmbytura dhe zjarrfikës që evakuojnë banorë të mbetur të bllokuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujit.

Autoritetet lokale kanë angazhuar ekipet e emergjencës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur, ndërsa situata mbetet e vështirë në disa zona për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe dëmeve në infrastrukturë.

Reuters raporton se përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu probleme në furnizimin me energji elektrike, duke lënë pa rrymë disa vendbanime, ndërkohë që autoritetet po punojnë për normalizimin e gjendjes.

Po ashtu edhe Sky News edhe Al Jazeera kanë raportuar për gjendjen e rëndë si pasojë e vërshimeve.

vërshimet

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës
  • 16:01Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj
  • 15:59Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik