Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Përmirësuam jetën e qytetarëve”, Kurti në SHBA tregon se çka mund të mësojë bota nga Kosova

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 21:31
“Përmirësuam jetën e qytetarëve”, Kurti në SHBA tregon se çka mund të mësojë bota nga Kosova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qasjen e qeverisë së tij në përballjen me krizat globale.

Këtë e ka bërë diskutimin e Institutit Zolberg me temën “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”, sipas njoftimit nga Kryeministria.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në fjalimin e tij, Kurti ka thënë se qeveria e tij u ka dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në kohërat sfiduese “dhe ia ka dalë pa rritur normat e taksave ose pa e rritur borxhin publik”.

“Në një kohë kur ekonomitë e shumë vendeve janë të dëmtuara nga detyrimet ndaj kreditorëve, është jetike që qeveritë të mendojnë jo vetëm se si mund t’i mbështesin më mirë qytetarët e tyre, por edhe si ta bëjnë këtë pa u zhytur në një spirale të rrezikshme rritjeje eksponenciale të borxheve dhe pagesave me interes”, u shpreh Kurti, sipas njoftimit.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka ndërmarrë masa si kundërpërgjigje ndaj inflacionit. Këtu ka përmendur aprovimin e ligjit për çmimet tavan edhe për produktet bazike, edhe pse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.

“Pjesë e politikave qeverisëse ishin dhe rritja e punësimit, mbështetja e fermerëve, bizneseve prodhuese e veçanërisht ato të vogla e të mesme, ekonomitë familjare duke subvencionuar energjinë, mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët përmes shtesave, programe për incentivimin e punësimit për të rinjtë, bursa për studentët si dhe fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), arsim publik të lartë falas, rritje të pagës minimale, pagave në sektorin publik dhe pensioneve si dhe mbulim më të lartë nga ana e qeverisë të barnave për pacientët, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, urave dhe rrugëve rajonale që lidhin fshatrat dhe zonat rurale”, ka thënë tutje Kurti që ka shtuar se qeverisja e tij ka qenë e fokusuar në barazi gjinore, ndihmë për ata që kanë më së shumti nevojë, por edhe për siguri, sundim të ligjit e luftim të korrupsionit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja