Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama: Ish-objekti i Gërmisë po kthehet në simbol të rilindjes urbane, aty ku kultura gjen shtëpi

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 15:49
Përparim Rama: Ish-objekti i Gërmisë po kthehet në simbol të rilindjes urbane, aty ku kultura gjen shtëpi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditura detaje për renovimin e ish-objektit Gërmia që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky objekt, po kthehet në simbol të rilindjes urbane.

I pari i kryeqytetit ka thënë se tashmë kjo hapësirë po shndërrohet në një vend ku kultura gjen shtëpi. “Përtej harresës”, ka shkruar Rama.

“Dikur një ndërtesë e vjetër e lënë pas dore, sot është në mes të transformimit. Muret e saj po marrin frymë të re, korridoret po hapen për ide të reja, dhe hapësira po shndërrohet ngadalë në një vend ku kultura gjen shtëpi. Gërmia po kthehet në simbol të rilindjes urbane! Shihemi në koncertet e ardhshme, ekspozitat, performancat apo ngjarjet e tjera kulturore!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

perparim ranaPrishtina

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët