Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur për një marrëveshje tejet të rëndësishme që u nënshkrua sot.
Ai tha se është firmosur bashkëpunimi me DOKUTECH, që e kthen Prishtinën në qendër të inovacionit e teknologjisë.
“Sot hapëm një kapitull të ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtinës! Kryeqyteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me DOKUTECH për të kthyer Prishtinën në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rajon”, ka shkruar Rama.
