Dikur, shkallët që njihen si te Posta në Prishtinë, ishin në gjendje të mjerueshme. Të thyera, të dëmtuara, e me rrezik për qytetarët. Sot, kjo hapësirë është e transformuar tërësisht në qeverisjen e Përparim Ramës në kryeqytet. Këtë ndryshim e ka prezantuar i pari i kryeqytetit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Shkallët e Postës dikur dhe sot!”, ka shkruar Rama. Projektet e realizuara nga Rama mund t’i gjeni në platformën Prishtina Work.