Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”: Të ketë zero tolerancë ndaj shtrembërimit të historisë

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 16:01
Përparim Rama për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”: Të ketë zero tolerancë ndaj shtrembërimit të historisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur veprimin dhe qasjen institucionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Rama theksoi se e vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por një themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar.

Reagimi i plotë:

E përshëndes veprimin dhe qasjen institucionale të Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

E vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar atë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale.

Është koha e fundit që individë jokompetentë dhe të papërgjegjshëm të mos tolerohen të manipulojnë periudhat më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë sonë. Historia nuk është hapësirë për eksperimente, as për narracione të rreme.

Presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.

ekspozita

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet