Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pas mbylljes së fabrikës së qumështit “Vita” .
Ai ka akuzuar Kurtin se e ka izoluar Kosovën, derisa shton se tashmë ka nisur edhe mbyllje fabrikash.
“Kosova po ua kthen shpinën aleatëve që ndërtuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë sonë, por edhe qytetarëve të saj që, me mund e përkushtim, ndërtuan fabrika dhe krijuan vende pune në Kosovën e lirë. Pamjet e sotme të kujtojnë vitet e ’90-ta, kur regjimi serb i largonte shqiptarët nga vendet e punës. Kjo është e dhimbshme dhe alarmuese”, ka shkruar ai.
