Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përplasje në LDK, Abdixhikut i shkon një letër

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 16:20
Përplasje në LDK, Abdixhikut i shkon një letër

Largimi përfundimtar i Xhafer Gashit nga Dega e LDK’së në Obiliq ka nxitur mospajtime të anëtarësisë së kësaj partie me selinë qëndrore të LDK’së. Nënkryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Ibush Mjekiqi i ka kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që të tërheqë autorizimin përmes të cilit është caktuar një koordinator për këtë degë, duke pretenduar se vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultim me strukturat lokale

Në një shkresë të datës 18 nëntor 2026, drejtuar Abdixhikut, nënkryetarëve të LDK-së dhe sekretarit të përgjithshëm, Ilir Ferati, Dega në Obiliq kundërshton autorizimin me numër 93/26, të lëshuar më 17 nëntor në orën 16:23, përmes të cilit është emërur Koordinator i Degës, Arben Berisha.

Sipas shkresës, Berisha është emëruar nga selia qendrore pa konsultim paraprak me Kryesinë e Degës, nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët besnikë të partisë.

Nënkryetari i Degës së LDK-së në Obiliq, Ibush Mjekiqi, thotë se pas dorëheqjes së ish-kryetarit Xhafer Gashi, strukturat e degës kanë vazhduar punën dhe ushtrimin e përgjegjësive në përputhje me Statutin e LDK-së.

Sipas tij, pas dorëheqjes së kryetarit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij i vazhdon njëri nga nënkryetarët.

“Këtë e kemi bërë si shprehje të vullnetit politik dhe institucional, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së punës së kësaj Kryesie, e cila ka dalë nga Kuvendi i rregullt zgjedhor”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga Mjekiqi. 

Ai ka kërkuar nga udhëheqja qendrore që, nëse ka marrë vendim për pezullimin e punës së Degës së LDK-së në Obiliq, t’ua vërë në dispozicion vendimin përkatës, së bashku me bazën statutare dhe arsyetimin.

Në shkresë, nënkryetari i Degës i referohet edhe nenit 30 të Statutit të LDK-së, i cili përcakton se në raste të veçanta pezullohet puna e kryesisë së degës, nëndegëve, forumeve dhe këshillave deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa thirret kuvendi i degës, nëndegëve dhe organeve përkatëse.

“Çdo ndërhyrje në funksionimin e organeve të Degës duhet të ketë bazë statutare dhe të bëhet përmes procedurave përkatëse, e jo përmes vendimeve individuale dhe të njëanshme”, thuhet në reagimin e nënkryetarit të degës.

Ai paralajmëron se një veprim i tillë e dëmton LDK-në në Obiliq, cenon besimin e anëtarësisë dhe krijon pakënaqësi që mund të çojnë në largimin e anëtarëve dhe strukturave të degës.

Mjekiqi në letër thekson se LDK-ja në Obiliq ka adresë, seli, struktura organizative dhe përfaqësim legjitim statutor, duke shtuar se dega nuk është pronë individuale e askujt, por rezultat i punës dhe përkushtimit të anëtarëve dhe aktivistëve ndër vite.

Në fund të shkresës, ai i bën thirrje Abdixhikut që ta tërheqë autorizimin për emërimin e koordinatorit dhe ta vizitojë Degën e LDK-së në Obiliq, në mënyrë që të informohet nga afër për gjendjen dhe funksionimin e saj.

Ai gjithashtu ia atribuon kryetarit të LDK-së, sekretarit të përgjithshëm dhe Kryesisë Qendrore përgjegjësinë për pasojat politike dhe organizative që mund të sjellë ky autorizim.

Arben Berisha përmes një postimi të bërë më 22 nëntor, ka njoftuar për emërimin e tij si Koordinator i Degës së LDK’së në Obiliq. 

“Me vendim të Sekretarit të LDK-së, z. Ilir Ferati, jam emëruar Koordinator i LDK-së – Dega në Obiliq, pas angazhimit tim si Sekretar i Degës dhe që nga Forumi Rinor i LDK-së.Këtë përgjegjësi e pranoj me respekt dhe përkushtim, duke besuar se detyra politike është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vlerave të LDK-së.”, ka shkruar Berisha./Express/


degësabdixhikutobiliq

Më shumë nga Lajme

  • 16:27"Në prezencë të motrës së vogël e ka vra" djali i viktimës në Suharek flet rreth rastit ku i vdiq babai: Nëna u mundu me e ndal..
  • 16:21Vdes punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh
  • 16:17Atentati në derën e shtëpisë që la të vdekur “Sel Çamin”, zbulohet e shkuara e “errët” e tij
  • 16:16Zëvendësohet ambasadori në Kroaci Martin Berishaj, ja kush pritet ta zëvendësoj
  • 16:16Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës