Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja po vazhdon takimet me qytetarët e shumtë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai është mirpritur nga qindra banorë nga shtatë fshatra të Lipjanit, takim ky të cilin e vlerësoi përtej çdo parashikimi.
Teksa para tyre u zotua për punë në disa çështje kyçe.
“Përtej çdo parashikimi, sonte Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor.
Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim! Uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia do të jenë më mirë për këto fshatra. Fitorja është e jona!”, ka thënë ai.