Lista Srpska ka reaguar për herë të parë pas marrëveshjes që arriti Kosova me Bashkimin Europian për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin komunitetin serb në Kosovë. Duke u shpjeguar mënyrën se si mund të pajisen tash me dokumente, Lista Srpska u bëri thirrje mbi 10 mijë serbëve pa dokumente që të nisin e të aplikojnë.
“Që ky proces të ketë sukses, është e nevojshme që kjo zgjidhje të përdoret nga qytetarët tanë, si ata që u janë refuzuar dokumentet, ashtu edhe ata që nuk kanë marrë kurrë përgjigje në kërkesën e tyre për lëshimin e dokumenteve, si dhe ata që, të dekurajuar nga situata, nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente, si të rritur ashtu edhe të mitur, dhe për të treguar se jemi populli ynë, se ekzistojmë dhe se kërkojmë respekt për të drejtat tona, por edhe që të mund të qëndrojmë në shtëpitë tona. Ne e dimë shumë mirë qëndrimin e popullit tonë ndaj këtyre dokumenteve, por në këtë moment kjo zgjidhje ka penguar 10,000 njerëz tanë të mbeten jashtë Kosovës, të bllokojnë punën e institucioneve shëndetësore dhe arsimore dhe të lënë komunat dhe fshatrat tona pa serbë pas 27 vitesh luftë të guximshme nga të gjithë qytetarët tanë”.
Për marrëveshjen me BE’në të dakorduar nga kryeministri Albin Kurti, kjo parti tha se u bë me edhe ndihmën e “udhëheqjes sonë shtetërore”, duke iu referuar Beogradit.
“Të dashur qytetarë, pas një beteje të vështirë diplomatike, me ndihmën e udhëheqjes sonë shtetërore, arritëm të sigurohemi që të mos ketë deportim të bashkatdhetarëve tanë për shkak të mungesës së dokumentacionit, që të mos ketë ndarje të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, që të mos ketë ndalim hyrjeje për mjekë, profesorë dhe studentë, gjë që do të rrezikonte punën e Universitetit të Prishtinës me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicë, si dhe punën e institucioneve tona shëndetësore dhe arsimore. Kemi arritur, siç do të thoshte Patriarku ynë, të ruajmë popullin e Kosovës”, tha Lista Srpska.
